Rrëzohet avioni i Izraelit F-16 që bombardoi Gazën, vdes piloti

Si pasojë e rrëzimit të avionit luftarak tip F-16 që i përkiste ushtrisë izraelite pasi kishte bombarduar Rripin e Gazës gjeti vdekjen piloti, major Ohad Cohen Nov.

Për shkak të rrëzimit të avionit që mori flakë ndërkohë që ishte duke u ulur në bazën ushtarake Ramon, u plagos lehtë edhe ndihmës piloti.

Ndërkohë që nuk u dhanë informacione të detajuara në lidhje me shkakun e flakëve Forcat Ajrore Izraelite filluan hetimin në lidhje me ngjarjen.

Kurse kanali televiziv izraelit 10 bëri të ditur se avioni mori zjarr për shkak të një defekti teknik.

Ushtria izraelite dje duke pretenduar se ishte hedhur një raketë nga Gaza në qytetin Sderot i kishte ndërmarrë 35 operacione ajrore ndaj Gazës.

Artikulli paraprakOKB: Për dy muaj Alepo mund të “shkatërrohet plotësisht”
Artikulli vijuesErdoan-Putin bisedojnë në telefon për Sirinë