Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım, u shpreh sot se operacioni i Forcave të Armatosura të Turqisë në veri të Sirisë do të vazhdojë derisa nuk hiqen të gjitha kërcënimet për Turqinë, raporton Anadolu Agency (AA).
Yıldırım përmes profilit zyrtar qeveritar në Twitter @TC_Basbakan njoftoi se operacionet ushtarake do të vazhdojnë derisa kufijtë në tërësi nuk pastrohen nga DAESH-i dhe organizatat e tjera terroriste duke përmendur se ky është qëllimi i operacionit “Mburoja e Eufratit”.
“Operacioni do të vazhdojë derisa nuk sigurohemi se në veri të Sirisë nuk ka mbetur asnjë kërcënim për Turqinë. Nuk do të lejojmë që operacionet në veri të Sirisë dhe jug të Turqisë të ndërpriten para kohe”, porositi Yıldırım.