Opozita siriane: Assad po blen kohë

Koalicioni Kombëtar i opozitës Siriane deklaroi se regjimi i Bashar Al Assad është i interesuar vetëm për të blerë kohë, duke deklaruar se pikërisht kjo është arsyeja pse regjimi ka vendosur të marrë pjesë në Konferencën e Gjenevës.

“Në qoftë se regjimi i Assad nuk pajtohet me rezultatet e Konferencës së parë të Gjenevës, ku është sugjeruar një transformim demokratik, duke përfunduar autokracinë, atëherë asnjë parim dhe asnjë pikë nuk është ndryshuar në Konferencën e dytë të Gjenevës. Ata që flasin në emër të regjimit, deri më tani kanë duke përdorur të gjitha mundësitë për të blerë kohë. Vendimi për të marrë pjesë në konferencë është veprim i ri i regjimit. Koalicion Kombëtar është i shqetësuar se kërkesa e Assad për të qëndruar në pushtet deri në vitin 2014, mund të vihet kusht në Konferencën e dytë të Gjenevës. Deklarata e Koalicionit Kombëtar nuk la pa përmendur lëvizjet brutale të regjimit, dhe deklaratat kontradiktore të Rusisë.
“Regjimi, i cili është duke ushtruar terrorin kundër civilëve, është një tregues i qartë i qëllimit të tij për të mos i dhënë fund krizës,” shtoi KKS.
/mszh/kohaislame

Artikulli paraprakOKB kërkon 5 miliardë $ për Sirinë
Artikulli vijuesKaliforni, 6 të vdekur nga agresori i tërbuar