Opozita siriane avancon në veri të Halepit duke çliruar zonën nga DAESH-i

Pjesëtarët e opozitës siriane kanë çliruar zonën Cobanbey pranë qytezës kufitare siriane Azaz, në veri të Halepit, i cili ishte nën kontrollin e organizatës terroriste DAESH, raporton Anadolu Agency (AA).

Kjo zonë ka rëndësi strategjike, ndërsa sipas burimeve lokale Cobanbey është shumë i rëndësishëm për formimin e një zone të sigurt në mes Azazit dhe Jarablusit. Gjatë operacioneve të kryera në këtë zonë ka ardhur deri tek konflikti në mes pjesëtarëve të opozitës siriane dhe DAESH-it. Pjesëtarët e organizatës terroriste kanë aktivizuar dhe një auto-bombë në zonën e përmendur.

Forcat opozitare patën mbështetje nga forcat ajrore të koalicionit.

Në veri të Halepit, ku planifikohet krijimi i një zone të sigurt, më parë, ndër të tjera janë çliruar fshatrat: Dudyan, Karakopru, Harcele, Beregide, Kizil, Yaban i Ri, Begdin, Delhi dhe Halfetli.

Artikulli paraprakRama për migrantët: Ne nuk mund të bëjmë shpëtimtarin e Europës (VIDEO)
Artikulli vijuesDo të ndërtohet ura që lidhë Arabinë Saudite dhe Egjiptin