Opozita siriane zgjodhi kryesuesin e delegacionit negociator me regjimin

Kryetari i Komisionit të Lartë Negociator, i formuar nga opozitarët sirianë, Rijad Hixhab, njoftoi se ushtaraku gjeneral brigade Esad ez-Zabi është zgjedhur lider i delegacionit për negociatat që do të mbahen me 25 janar në Gjenevë me regjimin e Asadit.

Sipas informacioneve të marra nga komisioni i mbledhur në kryeqytetin e Arabisë Saudite, në Rijad, për të përcaktuar përfaqësuesit në negociata theksohet se në krye është zgjedhur ushtaraku gjeneral brigade Esad ez-Zabi i cili më parë ka qenë pilot në ushtrinë e Asadit dhe më pas u bashkua në radhët e opozitarëve.

Ndërsa si kryenegociator është zgjedhur Muhammed Allush koordinatori politik i ushtrisë islame e cila lufton kundër regjimit dhe i cili në të njëjtën kohë është zëvendësi i kryetarit të Këshillit Kombëtar të Sirisë, George Sabra.

Hixhab në një konferencë për shtyp në Rijad duke vënë në dukje imponimet dhe presionet e Rusisë për vendosjen e disa emrave në listën e opozitarëve sirianë ai ka theksuar se nëse do të ketë ndërhyrje nga një palë e tretëata do të tërhiqen nga negociatat.
Hixhab gjithashtu ka theksuar se para negociatave duhet të hidhen hapa si ndalimi i sulmeve ajrore dhe heqjen e bllokadave.

Opozitarët sirianë në takimin e mbajtur në Rijad më 9-10 nëntor për zgjidhjen e luftës së brendshme në rrugë diplomatike patën rënë dakord për formimin e komisionit të lartë për negociatat me regjimin, Bashar Asadit të lërë qeverinë me fillimin e periudhës së tranzicionit dhe shpërbërjen e formacioneve politike opozitare pas krijimit të institucioneve të reja qeveritare.

Në takimin e mbajtur me 17 dhjetor në krye të komisionit ndodhej ish-kryeministri Rijad Hixhab.

Artikulli paraprakAudi fokusohet në veturat elektrike
Artikulli vijuesVranë 45-vjeçarin për grabitje, arrestohen 5 persona