HALEP (AA) – Opozitarët sirianë thyejnë rrethimin e qytetit në ditën e shtatë të operacionit të nisur në jug të Halepit për të mbërritur në rajonet nën bllokadën e regjimit të Bashar al Asadit, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve që gazetari i AA-së ka marrë nga burimet lokale mësohet se ushtria Fetih në ditën e 7-të të operacionit për thyerjen e rrethimit të Halepit kanë arritur të marrin nën kontroll shkollën teknike ajrore me një pjesë të madhe të rajonit Ramuse në jug të qytetit.
Burimet transmetojnë se ushtria Fetih në konflikte ka marrë kontrollin e kryqëzimit Ramuse, të furrës dhe të pikës së karburantit si dhe kanë vënë në dukje se opozitarët në ditën e 7-të kanë vrarë edhe 150 persona milicë të Iranit, Irakut dhe të Hizbullahut që luftojnë në rradhët e forcave të regjimit.
Edhe Xhejshu’l İslam dhe Ahraru’sh-Sham nga grupet opozitare siriane që luftojnë me regjimin kanë konfirmuar lajmin për thyerjen e rrethimit të regjimit mbi Halep.
Ditën e djeshme opozitarët në rajonin Ramuse patën marrë nën kontroll Shkollën e Artilerisë, Kompleksin Ushtarak të Armatimeve të cilat janë me rëndësi strategjike në rajon.
Forcat e regjimit muajin e kaluar morën nën kontroll rrugën Kastillo e cila është pika e vetme e daljes së opozitarëve në veri të qytetit, ku dhe pas kësaj rajonet opozitare ndodheshin nën rrethim.
You Might also Like
Dita e Kurban-Bajramit, të enjten më 24 shtator
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton besimtarët dhe opinion e gjerë se dita e…
By
1 Min Read
Televizionet paguajnë deri në 170 mijë euro për një episod të një seriali turk
Plani i Turqisë për eksportimin e serive televizive mund të arrijë në mbi 300 milionë…
By
2 Min Read
Charlie Hebdo tallet: Të krishterët ecin mbi ujë…myslimanët përmbyten!
Derisa Ajlan Kurdi po bënte lajmin në gazetat e ndryshme botërore, fëmija sirian u bë…
By
2 Min Read
Bret: Maqedonia e tensionuar, por vend i sigurt
Ambasadori i OSBE-së në Maqedoni, Ralf Bret ka deklaruar se situata në Maqedoni është e…
By
1 Min Read
IPKO: Jemi nën presion
Kompania IPKO, përmes një komunikate për media, ka njoftuar opinionin se Grupi Koha (KTV, Koha…
By
4 Min Read
Reduktimi i ndihmave financiare të Gjermanisë ka rritur fluksin e refugjatëve drejt Evropës
-Zv/kryetari i Parlamentit të Evropës e konsideroi Gjermaninë fajtorin kryesor për hyrjen e numrit të…
By
1 Min Read
