Ora biollogjike e burrit rreh
Gjasat e meshkujve për të pasur fëmijë pakësohen pas mbushjen së 35 vjeçëve, kjo sipas studimeve të fundit.Studiuesit, nga Universitit i Washington’it (Uashingtonit) në Seattle (Sietëll), kanë zbuluar se shkalla e dëmtimit të materialit gjenetik që përfshin qelizat e spermës rritet me moshën.Ndryshe nga pjesa më e madhe e qelizave të trupit, qelizat e spermës janë të pazonja të ndreqin këtë dëmtim.Më tej, studiuesit zbuluan se ndërsa burri moshohet ai humb aftësinë natyrore të përzgjedhë tutje qelizat e pashëndetshme pëgjatë procesit të apoptozës.Kjo do të thotë se qelizave të dëmtuara të spermave u rriten gjasat për të arritur të mbarësojnë vezën e femrës, që nga ana tjetër do të thotë se edhe rreziku që fëmija të dështojë rritet, apo që fëmija të zhvillojë të meta të vogla si dhëmbë që nuk rriten njësoj apo buzë josimetrike.Grupi i studiuesve që kishte për udhëheqëse Dr Narenda Singh hetoi cilësinë e spermës në 60 burra të moshave midis 22 dhe 60 vjeç. Të gjithë kishin pasur dikur sperma të shëndetshme.Studiuesit zbuluan se burrat 35 vjeçarë e sipër kishin një përqëndrim më të lartë spermash me fille të prishura të DNA-së.Në përgjithësi, sperma e burrave të vjetër ishte më pak aktive pra ata kishin më pak gjasa të mbarësonin vezën.Është e njohur se pasja e një mënyre të shëndetshme jetese mund të sjellë një ndikim pozitiv në pjellshmërinë e burrave.
You Might also Like
Mos hani gjatë natës
Për të pasur dhëmbë të fortë dhe të shëndetshëm është mirë të shmanget ngrënia e…
By
Redaksia
1 Min Read
Binjaket e ngjitura, udhëtimi në Saudi dhe operimi i rrezikshëm
Doktori u tha prindërve tu thonë lamtumirë. Me sy të lagur, ato ngritën duart për…
By
Redaksia
8 Min Read
DOBITË SHËNDETËSORE NGA MJEDRA
Një filxhan me mjedra (rreth 123 gramë) përmban 64 kalori, 1.5 gram proteinë, 0.8 gram…
By
Redaksia
1 Min Read
Truri në ditë përpunon mbi 34 GB informata
Secili person i rritur në ditë dëgjon apo lexon mesatarisht rreth 100.500 fjalë, cka do…
By
Redaksia
1 Min Read
Ushqimi, i cili largon dhimbjen e kokës
Dhimbja e kokës është dhimbje e cila shfaqet në zonën e kokës dhe të qafës.…
By
Redaksia
3 Min Read
I Dërguari i Allahut (alejhi selam) për Telbinën: Qetëson zemrën dhe zbut pikëllimin
Transmetohet nga Aisheja r.a. se ka thënë: “Hajeni atë (Talbinë) sepse kam dëgjuar të Dërguarin…
By
Redaksia
1 Min Read
