Origjina e Shirkut

Origjina e Shirkut

Nga Shejh Nasir ud-Din el-Albani

Marrë nga Tehdhirus-Saxhid min Itikhadhil-Kuburi Mesaxhid

Prej asaj që është vendosur në Sheriat (ligjin e urdhëruar) është ajo se njerëzimi qe – në fillim – popull i vetëm në Teuhidin e vërtetë, pastaj Shirku (të drejtuarit e ndonjë forme të adhurimit, apo çfarëdoqoftë tjetër që është e drejtë ekskluzive e Allahut, tjetërkujt pos Allahut) gradualisht i kaploi ata. Bazë për këtë është thënia e Allahut – më të Bekuarit, më të Lartit:

“Njerëzimi ishte një Umet (popull), pastaj Allahu dërgoi pejgamber që sollën përgëzime dhe paralajmërime.” (Bekare 213)

Ibn Abas – radiallahu anhu – tha:

“Në mes Nuhut (Noas) dhe Ademit qenë dhjetë gjenerata, të gjitha prej tyre qenë në Sheriat (ligj) të së vërtetës, pastaj ata u përçanë. Kështu që Allahu dërgoi pejgamber si prurës të lajmeve të mira dhe si paralajmërues” (1)

Ibn Urve el-Hanbeli (v. 837) tha:

“Kjo thënie i përgënjeshtron ata historian nga Njerëzit e Librit, të cilët pohojnë se Kabili (Kaini) dhe të bijtë e tij qenë adhurues të zjarrit” (2)

Unë them: Kjo po ashtu është përgënjeshtrim ndaj disa filozofëve dhe ateistëve të cilët pohojnë se baza (natyrore) e njeriut është Shirku, dhe se Teuhidi evuloi në njeriun! Ajeti që parapriu i bën këto pohime të rreme, dhe po ashtu edhe të dy hadithet që vijojnë:

Së pari: Thënia e tij (sallallahu alejhi ue selam) që ai transmetoi nga Zoti i Tij (Allahu):

“Unë i krijova të gjithë robët e Mi në Fenë e vërtetë (në Teuhid, të pastër prej Shirkut). Pastaj atyre u erdhën djajtë dhe i devijuan ata prej Fesë së vërtetë. Ata ua bën të palejuar njerëzve atë çka Unë ua kam lejuar atyre, dhe ata i urdhëruan që të shoqërojnë në adhurimin Tim, atë për të cilën Unë s’kam zbritur kurrfarë autoriteti.” (3)

Së dyti: Thënia e tij (sallallahu alejhi ue selam): “Çdo fëmijë lind në Fitre (natyrshmëri të pastër)(4) por prindërit e tij e bëjnë atë çifut, krishter apo zjarrputist. Kjo është sikurse mënyra në të cilën një shtazë lind një pjellë natyrale. A keni vërejtur ndonjë të lindur të shtrembëruar, para se ju t’i keni shtrembëruar ato.”

Ebu Hurejra ka thënë: Lexoni nëse doni: “Fitra e Allahut me të cilën Ai krijoi njerëzimin. Nuk duhet të ketë ndryshim në krijesën (fenë) e Allahut.” (er-Rum 30)(5)

Pas këtij shpjegimi, është me një rëndësi të madhe për Muslimanin që ta di se si përhapet Shirku në mesin e besimtarëve, pasi që ata ishin muvehidin (njerëz të Teuhidit)

Në lidhje me thënien e Allahut – më të Përsosurit – për popullin e Nuhut (alejhis selam):

“Dhe ata thanë: ti s’do t’i braktisësh zotat tu, as që do të braktisësh Uedin, as Suvanë, as Jeguthin, as Ja’ukun, as Nesrin.” (Nuh 23)

Është treguar nga një grup prej Selefit (paraardhësve të devotshëm), në shumë transmetime, se këto pesë perëndi qenë adhurues të drejtë. Sidoqoftë, kur ata vdiqën, Shejtani (Satana) ju përshpëriti njerëzve të tyre që të tërhiqen dhe të ulen te varret e tyre. Pastaj Shejtani ju përshpëriti atyre që erdhën pas tyre se ata duhet t’i marrin ata si idhuj, duke ua zbukuruar atyre idenë se ju do t’i përkujtoni ata dhe me këtë t’i pasoni në sjelljen e mirë. Pastaj Shejtani i sugjeroi gjeneratës së tretë se ata duhet t’i adhurojnë këta idhuj krahas Allahut – më të Lartit – dhe ai ju përshpëriti atyre se kjo ishte ajo çka stërgjyshërit e tyre bënin!!!

Kështu që Allahu iu dërgoi atyre Nuhun (as), duke i urdhëruar ata që ta adhurojnë vetëm Allahun. Sidoqoftë, asnjë nuk ju përgjigj thirrjes së tij përveç disave. Allahu e tregoi tërë këtë incident ne kaptinën Nuh

Ibn Abasi tregon:

“Vërtet këta janë pesë emra të njerëzve të drejtë prej popullit të Nuhut. Kur ata vdiqën, Shejtani iu përshpëriti popullit të tyre që t’u bëjnë statuja atyre dhe t’i vendosin këto statuja në vend-tubimet e tyre si përkujtim për ta, kështu që ata vepruan kësisoji.

Sidoqoftë, asnjë prej tyre nuk i adhuroi këto statuja, derisa ata vdiqën dhe qëllimi i statujave qe harruar. Pastaj (gjenerata tjetër) filloi t’i adhurojë ata.”(6)

E njëjta si kjo ka qenë treguar po ashtu nga Ebu Muteher, i cili tha: Jezid ibn el-Muhelleb i qe përmendur Ebu Xhafer el-Bakirit (v. 11H), kështu që ai tha: Ai qe mbytur në vendin ku një tjetër pos Allahut qe adhuruar së pari. Pastaj, ai e përmendi Uedin dhe tha:

“Uedi qe Musliman i cili qe i dashur për popullin e tij. Kur ai vdiq, njerëzit filluan të mblidhen rreth varrit të tij në vendin e Babilit (Babilonisë), duke qarë dhe vajtuar. Kështu që kur Iblisi (Satana) i pa ata duke qarë dhe vajtuar për të, ai mori formën e njeriut dhe u erdhi atyre, duke thënë: Unë shoh se ju jeni duke qarë dhe vajtuar për të. Pra, pse nuk e bëni një figurë të tij (d.m.th. statujë) dhe ta vendosni atë në vend-tubimet tuaja që ta përkujtoni atë. Ata thanë: Po, dhe ata e bën një figurë të tij dhe e vendosën në vendtubimin e tyre; e cila i përkujtonte ata për të.

Kur Iblisi i pa ata sesi e përkujtonin atë (së tepërmi), ai tha: “Pse nuk e bëni secili prej jush nga një figurë të ngjashme që ta mbani në shtëpitë tuaja, ashtu që ta kujtoni atë (vazhdimisht).”

Ata thanë “po”. Dhe secila shtëpi e bëri nga një figurë të tij, të cilën ata e admironin dhe respektonin dhe e cila i përkujtonte vazhdimisht në të.

Ebu Xhafer tha: “Ata prej gjeneratave të vona panë se çfarë kishin bërë (gjeneratat e mëhershme) dhe e morën këtë në konsiderim…deri në atë masë sa që e morën atë si një ilah (perëndi) për adhurim krahas Allahut. Ai pastaj tha: “Ky ishte idhulli i parë që u adhurua pos Allahut, dhe ata e quajtën këtë idhull Ued. (7)

Kështu urtësia e Allahut – të Bekuarit, më të Lartit – qe përmbushur, kur ai dërgoi Muhamedin (sallallahu alejhi ue selam) si pejgamberin e fundit dhe e bëri Sheriatin e tij plotësim të të gjitha Ligjeve të Urdhëruara hyjësisht. Me këtë Ai ndaloi të gjitha mënyrat dhe shtigjet me të cilat njerëzit mund të bien në Shirk – i cili është mëkati më i madh.

Për këtë arsye, të ndërtuarit e faltoreve mbi varre dhe qëllimi që të udhëtohet posaçërisht te ato, duke i marrë ato si vende për kremta dhe tubime, dhe duke u betuar në banorin e varrit – të gjitha janë ndaluar.

E gjithë kjo çon në teprim dhe udhëheqë për në adhurimin e të tjerëve pos Allahut – më të Lartit. Duke qenë ky rasti edhe më shumë në epokën në të cilën dituria është duke u pakësuar, injoranca është në rritje, ka pak këshillues të sinqertë (në të vërtetën) dhe shejtani është duke bashkëpunuar me njerëz dhe Xhinë që ta devijojë njerëzimin dhe t’i largojë ata nga adhurimi i Allahut – të Bekuarit, më të Lartit.

Shënime

(1) Tedhirus-Sexhid min Itikhadhil-Kuburi Mesaxhid (f. 101-106)

(2) Transmetuar nga Ibn Xherir et-Taberi ne tefsirin e tij (4/275) dhe el-Hakim (2/546) i cili tha: “Kjo është autentike sipas kriterit të el-Buharit.” Edh-Dhehebi po ashtu u pajtua.

(3) El-Kheuakibud-Durari fi Tertib Musnedul-Imam Ahmed’ela Ebuabil-Buhari (6/212/1), ende në formë manuskripte.

(4) Transmetuar nga Muslimi (8/159) dhe Ahmed (4/162) nga Ijadh ibn Himar el-Muxhashi’i radiallahu anhu.

(5) Ibn el Athir tha në en-Nihaje (3/457): “El-Fitr: do të thotë të fillosh dhe krijosh, dhe el-Fitre është gjendja që rezulton nga kjo. Domethënia është se njerëzimi qe lindur me një dispozitë dhe natyrë, e cila është e gatshme ta pranojë Fenë e vërtetë. Kështu që sikur ai të lihej në këtë, atëherë ai do të vazhdonte në këtë. Sidoqoftë, ata të cilët devijojnë nga kjo e bëjnë këtë për shkak të ndjekjes së dobësive njerëzore dhe pasimit të verbër të të tjerëve. . .”

El-Hafidh Ibn Haxher tha në El-Fet-h (3/248): “Njerëzit dallojnë në lidhje me atë se çfarë është menduar me el-Fitre, dhe thënia më e famshme është ajo se kjo do të thotë Islam. Ibn Abdul-Ber tha: Kjo ishte ajo, që ishte mirë e njohur në shumicën e Selefit (paraardhësve të devotshëm), dhe dijetarët e tefsirit janë pajtuar se ajo çka është menduar në thënien e Allahut – më të Lartit – “Fitra e Allahut me të cilën Ai e krijoi njerëzimin” është Islami.

(6) Transmetuar nga el-Buhari (11/418) dhe Muslim (18/52)

(7) Transmetuar nga el-Buhari (8/534)

(8) Transmetuar nga Ibn Ebi Hatim po ashtu, siç është në el-Keuakibud-Durari (6/112/2) të Ibn Urve el-Hanbelit, së bashku me isnad i cili është Hasen, deri te Ebu Muteher. Sidoqoftë, s’është gjetur ndonjë biografi për të, as në el-Kuna uel-Esma të ed-Deulabit, as në el-Kuna të Muslimit, e as në të tjetërkujt. Dhe mangësia e fshehur këtu është se ai është prej Shi’ajve, por biografia e tij s’është përfshirë në el-Kuna të et-Tusit – prej indeksit të transmetuesve Shi’itë.

Artikulli paraprakLev Tolstoi: “Kërkoj të më konsideroni musliman”
Artikulli vijuesA ekziston e keqja?