Gjatë muajit qershor shënohet rritje e ofertës për naftë bruto

Oferta globale për naftën bruto gjatë muajit qershor është rritur me 600 mijë fuçi në ditë duke e çuar totalin në 96 milionë fuçi, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas raportit mujor të Tregut të Naftës i publikuar nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA), thuhet se vendet e OPEC kanë rritur prodhimin e naftës bruto me 400 mijë fuçi, në krahasim me një muaj më parë. Kështu është arritur sasia e prodhimit në 33.21 milionë fuçi, shifër kjo që është më e larta në 8 vite.

Ndërsa prodhimi i produkteve jo konvencionale të vendeve të OPEC krahas rritjes së prodhimit të naftës bruto është në kuotat e 6.83 milionë fuçi. Në këtë mënyrë prodhimi i përgjithshëm i vendeve të OPEC kap shifrat e 40.03 milion fuçi.

Arabia Saudite mban vendin e parë për nga prodhimi me 10.45 milionë fuçi. Ndërsa Irani i cili po shpëton nga embargo ka shtuar prodhimin me 750 mijë fuçi duke e çuar atë në 3.66 milionë. Nigeria ka përmirësuar prodhimin e saj, ndërsa Venezuela ka ulur prodhimin për shkak të problemeve në vend me 240 mijë fuçi.

Me rritjen e prodhimit në shifra rekord nga vendet e OPEC, oferta për naftën në nivel global është rritur me 600 mijë fuçi në ditë duke e çuar kështu numrin total në 96 milionë fuçi.

Vendet jashtë OPEC rritën prodhimin e naftës bruto me 205 mijë fuçi duke e çuar numrin total të fuçive të prodhuara në 55.9 milionë. Nga ana tjetër kërkesa për naftë bruto edhe pse ka shënuar një rritje në krahasim me një muaj më parë, duke e krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ajo është 1.4 milionë fuçi më pak. Kjo ulje është ndikuar më shumë nga Kina, Kanadaja, Kolumbia dhe SHBA-ja.

Sipas parashikimeve të IEA oferta jashtë vendeve të OPEC do të ketë një ulje prej 900 mijë fuçi duke e çuar shifrën totale të ofertës në 56.5 milionë fuçi. Ndërsa në vitin 2017 pritet të ketë një rritje të ofertës me 200 mijë fuçi duke e çuar atë në total prej 56.8 milionësh.

Sipas raportit kërkesa globale për naftë bruto këtë vit do të jetë 1.4 milionë fuçi më shumë dhe në total 96.1 milionë fuçi. Ndërsa në vitin 2017 kjo shifër pritet të jetë 97.4 milionë fuçi.

Artikulli paraprakNjë bisedë mes hoxhallarëve Bekir Halimi dhe Elvis Naçi
Artikulli vijuesTurqia dërgon një delegacion në Gaza lidhur me krizën energjetike