OSBE përshëndet Ligjin për RTK-në

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë Ambasadori Werner Almhofer ka përshëndetur sot dekretimin e ligjit të ri për RTK-në.

“Një transmetues publik i pavarur, i paanshëm dhe profesional është i domosdoshëm për promovimin e lirisë së shprehjes dhe të drejtën e njerëzve për të dhënë dhe pranuar informacione”, tha Almhofer.

“Përderisa miratimi i ligjit nga Kuvendi dhe dekretimi i tij janë hapa të rëndësishëm, implementimi është detyrë dhe sfidë e ardhshme madhore”, shtoi ai. “OSBE do të mbështetë komisionin e Kuvendit për media në mbikëqyrjen e zbatimit të drejtë të ligjit nga qeveria dhe transmetuesi publik”./koha/kohaislame

Artikulli paraprakKFOR-i lëshon demant, ROSU është partner i yni!
Artikulli vijuesPDSH e LSDM dënojnë vrasjen, apelojnë për gjakftohtësi