Pacientët infektohen me HIV, arrestohet stafi i spitalit

Virusi është përhapur nga një pacient i cili ka qenë HIV pozitiv, virusi i të cilit është bartur tek të tjerët përmes ripërdorimit të mekanzimit për ushqim të pacientëve

Drejtori dhe zëvendës drejtori i një spitali në Kinë ku pacientët janë infektuar me virusin HIV janë pezulluar nga puna, raporton Anadolu Agency (AA).

Siç lajmëron agjencia shtetërore e lajmeve nga Kina, Xinhua, virusi është përhapur nga një pacient i cili ka qenë HIV pozitiv, virusi i të cilit është bartur tek të tjerët përmes ripërdorimit të mekanzimit për ushqim të pacientëve.

Incidenti i ndodhur, ka vendosur spitalin e Mjekësisë Tradicionale kineze në provincën Zhejiang në qendër të vëmendjes në Kinë, ndërkohë që stafi i spitalit akuzohet për shkelje të procedurave mjekësore.

Mediat lokale raportojnë se Komisioni për Shëndet dhe Planifikim të Familjes në provincën Zhejiang është njoftuar për skandalin më 26 janar.

Pas kësaj janë testuar pacientët, pesë nga të cilët kanë rezultuar me HIV, ndërsa Komisioni njoftoi se është arrestuar stafi përgjegjës për infektimin e pacientëve.

Sipas faqes së internetit të specializuar për sëmundjen e SIDA-s, Avert HIV/AIDS, “neglizhenca kombëtare” në Kinë ka qenë fajtori kryesor për përhapjen e virusit HIV në vitet e hershme të 90-ave.

Artikulli paraprakBE ndan donacion për Maqedoninë për menaxhimin e migrimit
Artikulli vijuesRasti Haradinaj mund të shtyhet përtej 2 marsit