Alarm për bombë në Pragë

Një person anonim ka njoftuar përmes telefonit për vendosjen e një bombe në stacionin kryesor hekurudhor të Pragës dhe në 10 vende të tjera në tërë Republikën Çeke.

Këtë informacion e ka konfirmuar për agjencinë çeke të lajmeve, ČTK, zëdhënësja e policisë, Markéta Janovská.

Ajo nuk i ka përmendur vendet e tjera konkrete, në të cilat personi anonim ka thënë se ka vendosur bombat.

Sipas informatave të dhëna nga bashkia e qytetit dhe policia e Pragës, kërcënimi po ashtu i drejtohet edhe bashkisë së kryeqytetit çek, e po ashtu edhe udhëheqjes komunale të Jiqinit, stacionit dhe bashkisë së Pilsenit, Pardubicës, dhe një shkolle në këtë qytet.

Është dhënë urdhëri se njerëzit e pranishëm në këto lokacione të dyshuara të largohen, ndërsa në kohë të drekës janë anuluar të gjitha udhëtimet me tren.

Artikulli paraprakObama do të realizojë një vizitë historike në Hiroshimë
Artikulli vijuesDjali 9-vjeçar i biznesmenit shqiptar që kishte 600 mijë euro