Një falenderim publik në numrin e sotëm të gazetës ”Nova Makedonija” mes tjerash adresohet në drejtim të dr.Ahmet Muhamedit që punon në Spitalin e Qytetit “8-Shtatori” në Shkup.
Falenderemi bëhet unik për shkak se vjen nga një pacient maqedonas me emrin, Zhivko Zdravkoski i cili është operuar në këtë spital dhe shpreh një mirënjohje të thellë drejtë ekipit të repartitë të Kirurgjisë Digjestive në Spitalin e Qytetit “8-Shtatori” në Shkup, përfshir këtu edhe punën që ka bërë mjeku shqiptar në sallën e operacionit.