Pacolli: Aeroplani – zyra dhe hoteli im

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, në profilin e tij në Facebook ka postuar një foto duke zbritur nga aeroplani i tij privat, ku shkruan se një pjesë të madhe të jetës së tij e ka kaluar në aeroplan.
Pacolli thotë se për të, aeroplani është zyre dhe hotel, pasi ka bërë një lobim të madh për të siguruar njohje të reja për shtetin e Kosovës
 
Lexojeni të plotë postimin e Pacollit në Facebook:
 
“Ky është një moment mbërritje në tokë, midis fluturimeve të shumta. Përsëri në tokë, për të fluturuar përsëri në destinacione të reja.
 
Për një njeri si unë që ka zhvilluar biznes në 4 kontinente, në dhjetëra sisteme ekonomike me mbi 30 monedha dhe që ka lobuar në afro 100 shtete duke takuar udhëheqësit kryesorë të tij, që ka siguruar një numër të madh njohjesh të shtetit të Kosovës, aeroplani është jo thjesht mjet fluturimi.
 
Është zyrë, është hotel, është vendi ku kam kaluar një pjesë të madhe të jetës sime” (sic), ka shkruar Pacolli.
Artikulli paraprakAskush nuk tregon sa hektarë tokë i janë uzurpuar QKUK-së
Artikulli vijuesStuhia e rërës në Arabinë Saudite duket si "Fundi i Botës" (Video)