Policia serbe kosovarëve nëpër Serbi: Tash ku po shkoni, kush po ju dëbon Serbia a Kosova?

“Policia serbe kontrolloi dhe maltretonte  kosovarët duke na fyer e sharë, me fjalët ku po shkoni? A e deshët Kosovën Republikë, e deshët Kosovën të pavarur. Kush jeni ju kosovarë, sirian apo afgan? Tash, kush po ju dëbon Serbia a Kosova? “, rrëfejnë me lot në sy për “Presheva Jonë” qifti nga Vitia Agron b. Me gruan e tij Shpresa B.

Agron B.  Bashkë me gruan e tij Shpresa B dhe katër fëmijët , kanë treguar se ata ishin nisur për në Hungari duke synuar Zvicrën përmes Bujanocit, por policia e Nishit i kishte ndaluar duke i maltretuar dhe fyer. Madje, policia kishte rrahur disa qytetarë të Kosovës që ishin në atë autobusë.

Përderisa liderët dhe qeveritaret kosovare apelojnë për të mos lëshuar vendin, Brukseli dhe Gjeneva apelon tek qeveritaret kosovarë të ndërmarrin masa, sepse nuk mjaftojnë vetme fjalët, por të  ndërmarrin masa konkrete duke krijuar kushte për jetesë, ta luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin , të hapin vende pune për të mos i dhënë shkas atyre të largohen nga vendlindja por  t ju krijojnë perspektivë në vendin e tyre.

Artikulli paraprakKim Mehmeti: Pse heshtin PDSH dhe BDI për rastin e "Bombave" ?
Artikulli vijuesTa uroj ditlindjen Nënë me një Hadith – Shkodran Mustafi (Ylli i fudbollit Gjerman)