Pacolli: Diaspora kërkon pesë vende të rezervuara në Kuvend

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë se përmes kontakteve të tij me diasporën e Kosovës ka mësuar se ata kanë dy kërkesa kryesore.

E para, sipas tij, është që diaspora të ketë pesë vende të rezervuara në Kuvendin e Kosovës.

Dhe e dyta, “që në zgjedhjet e ardhshme të jetë e mundur që Diaspora të votojë, me plot kuptimin e fjalës, në shtetet ku ata jetojnë, në mënyrë të ngjashme si serbët e Kosovës që votuan për Parlamentin e Serbisë”.

“Unë kërkoj nga Presidenti i Republikës së Kosovës që të fillojë procedurat për jetësimin ligjor të këtyre dy pikave. Shpresoj që kësaj radhe lidershipi i Kosovës e kupton rëndësinë vitale të Diasporës në përditshmërinë e Kosovës”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e tij në Facebook.

Artikulli paraprak“Escobari i Ballkanit” është hetuar nga amerikanët
Artikulli vijuesKryetarët e komunave vazhdojnë të jenë jo transparentë