Kryetarët e komunave vazhdojnë të jenë jo transparentë

Instituti Demokratik i Kosovës – KDI, thotë se vendimmarrja e kryetarëve të komunave vazhdon të jetë jo transparente.

Sipas KDI, baza ligjore që rregullonte transparencën në nivel lokal përjashtonte në mënyrë absolute transparencën dhe vendimmarrjen e kryetarëve të komunave.

“Ky boshllëk ligjor ka bërë që kryetarët e komunave t’i ikin përgjegjësisë dhe llogaridhënies për vendimet e tyre në raport me publikun, thuhet në një njoftim nga KDI”, thuhet në njoftimin e KDI.

Sic thuhet në njoftimi, pavarësisht këtyre ndryshimeve të rëndësishme, 8 nga 11 kryetarët e komunave në të cilat KDI monitoron institucionet lokale (Prishtinë, Prizren, Gjakovë, Gjilan, Malishevë, Suharekë, Rahovec, Graçanicë, Deçan, Dragash dhe Mamushë) vazhdojnë të mos u përmbahen këtyre parimeve bazë të qeverisjes llogaridhënëse.

Sic thotë KDI, janë vetëm kryetarët e komunave të Prizrenit, Prishtinës dhe Rahovecit, të cilët kanë publikuar vendimet e tyre.

“Si të zgjedhur të drejtpërdrejtë nga qytetarët, kryetarët e komunave duhet të jenë shumë më të hapur dhe më llogaridhënës në bërjen publike të vendimeve të tyre. Artikulimi publik i këtyre vendimeve që prekin direkt jetën e qytetarëve, përveç që i kontribuon qeverisjes së mirë, ndihmon në promovimin e vetë punës së kryetarëve”, thuhet në njoftimin e tyre.

KDI kërkon nga Kryetarët e Komunave të bëjnë publike vendimet e tyre konform përgjegjësive me legjislacionin aktual. Për më tepër, kërkon nga Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal (MAPL) të ushtrojë autoritetin e saj drejt krerëve të komunave në përmbushjen e obligimeve ligjore, e me këtë publikimin e vendimeve të tyre në ueb faqet zyrtare.

Artikulli paraprakPacolli: Diaspora kërkon pesë vende të rezervuara në Kuvend
Artikulli vijuesGoogle News, tani lajmet kryesore nga burimet lokale