Pacolli është ankuar për kërcënime në AKP

0
115

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Behgjet Pacolli, i ka thënë drejtorit ekzekutiv të Agjencisë Kosovare të Privatizimit se për shkak të përfshirjes në privatizimin e hotelit “Grand” ai është kërcënuar nga persona të panjohur. Letra e Pacollit, pronarit të “Mabetexit”, drejtuar drejtorit Shkëlzen Lluka.

“Mbrëmë kam pasur një telefonatë anonime dhe kërcënuese që unë t’i harroj ato para, dhe se mbrapa ka njerëz të mëdhenj. Unë duhet të tërhiqem nga kjo kërkesë. Kjo më irriton shumë. Drejtësia në Kosovë është e brishtë dhe nuk funksionon. Ju kërkoj që për këtë të informoni anëtarët e Bordit drejtues”, thuhet tutje në letër informuese që Pacolli e kishte dërguar në AKP.
Në fillim të letrës ai thotë se ky komunikim nuk është zyrtar.
“Karakteri i kësaj letre është informues dhe nuk ka të bëjë me asgjë zyrtare, mbase nga pozita ime nuk dua të veproj në këtë drejtim”, ka shkruar Pacolli.
Ai e ka shpjeguar historinë që lidhet me shitjen e hotelit “Grand”, sidomos mënyrën se si ai e ka mbështetur njërin nga tre blerësit e “Grandit”, Zylqef Berisha, me 5 milionë euro. Më tej ai flet rreth njoftimeve që i ka bërë në AKM, si dhe rreth kontestit pronësor që, sipas tij, është duke vazhduar në Gjykatën Komunale./BS/kohaislame