Pacolli reagon ashpër: Ju dështakë, nuk më bëni fare përshtypje, ju jeni …

Biznismeni i njohur Behgjet Pacolli ka reaguar ashpër ndaj një shkrimi të gazetës “Die welt” duke e konsideruar si të porositur nga shqiptarët. Ai ka thënë se të gjithë e dinë se si e ka arritur pasurinë dhe suksesin.
 
Reagimi i plotë në Facebook
 
Një pikë helmi, nga një dështak, mund të helmojë dhe gjellën më të mirë. Po sikur të jenë disa pika helmi, dhe disa të dështuar që ja vjellin ushqimin njeri tjetrit? Dhe gjella më e mirë do dukej më e hidhura, po mos të kishte “penicilinë” e penicillini eshte drejtësija.
Kështu ka ndodhur dhe me mua, kur sipas një skenari që po përsëritet tash sa vjet. Një gazetë serioze gjermane si Die Welt i dha vulën e vet të besueshmërisë, të vjellave të shtypit antishqipëtar. E sidomos të vjellave të një gazetari shqipëtar që metodën e veprimit të turpshëm të tij e ka zgjedhur duke vepruar ekzakt keshtu si në këtë rast. Ndërkohë sipas një zinxhiri të së keqes, këto të vjella të ricikluara prej një gazetari (sigurishtë jo autentik gjerman) u botuan të pjessshme, të përkthyera qëllimisht keq në kopshtin tonë kosovar të së keqes mediatike ku në kurrizin tim lulëzojnë lloj lloj gjobëvënësish të kualifikuar apo shtazarakë.
Vepra ime e madhe e përkryer me punë kudo në botë është para syve të të gjithëve. Për rrugët si unë mbërrita tek ajo, ka folur puna dhe të vjellat e dështakëve dhe gjobëvënësve të kualifikuar apo jo, s’më bëjnë dert!
I gjithë biznesi im është zhvilluar dhe zhvillohet nga vendi ku funksionon ligji-nga Zvicra, nga Lugano, një qytet më shumë bukuri që ja dha puna e Zoti. Aty, afër liqenit, në Via Cattori Nr.7 gjindet Qendra e Mabetex-it,që nga themelimi i sajë para 25 viteve. Unë u premtoj ziliqarëve dhe deshtakëve se ky Karavan i Mabetex-it ecën përpara me ritëm të sigurt deri sa ju ziliqarë dështakë lehni si qejtë endacakë.
Edhe kah fundi…çka është morali i krejtë kësaj? Ju dështakë, nuk më bëni fare përshtypje, ju jeni shumë të parëndësishem!!!
Për dashamirët dhe miqët e mi, ishte fjala për ata të cilët e përcollën gazetarin “gjerman” ne Likoc dhe i diktuan atij çka të shkruan në artikullin e tij të botuar në gazetën”Die Welt”të së dielës.
Për skenarin , si ky far deshtaku vepron, opinioni kosovarë është i njohur jo vetëm nga shkrimët që më përfolin mua, por nga shumë shkrime tjera që diktohën në Kosovë publikohën në gazetat e posaqme jashtë vendit e vëtêm një ditë më vonē përkēthehën sipas deshirës dhe publikohën nga gazetat në vend.Ky është skenari si njollosën njerëzit, lufta e UÇK dhe Shteti i Kosovës.
Artikulli paraprakBabai i Behramit: Djali im e do Kosovën më shumë se shumë të tjerë! (Video)
Artikulli vijuesXhamia Mbret në Elbasan, monumenti i kulturës që u restaurua me kontributin e besimtarëve