Të premten rreth orës 13 e 30 minuta tre motorë ku ndodheshin gjashtë pjesëtar të xhandarmërisë serbe kanë parakaluar në vendin e quajtur si “Rruga e Breznicës” që ndodhet disa kilometra në brendi të territorit të Kosovës tha për rajonipress Selver Lenjani përfaqësues i fshatit Karaqevë.
Lenjani tha se ky parakalim i xhandarmërisë serb ka futur frikë dhe panik tek banorët të cilët urgjentisht edhe i kanë lajmëruar organet e sigurisë. “Ne edhe i kemi incizuar këta motorë dhe parakalimin e tyre, por incizimi është bërë nga një distancë e largët. Ne do ta njoftojmë edhe KFOR-in edhe policinë e Kosovës” tha Lenjani.
Ky provokim i xhandarmërisë serbe vjen vetëm pak ditë pasi banorët e Karaqevës dhe qytetarët e Kamenicës kishin protestuar në mënyrë paqësore kundër hyrjes së xhandarmërisë serbe në brendi të Kosovës.
Madje vet Lenjani ishte shprehur optimist se gjendja ishte përmirësuar pasiqë një kohë nuk kishte pasur provokime të xhandarmërisë serbe. Por hyrja e tyre këtë të premte e ka prishur “armëpushimin” e xhandarmërisë serbe në drejtim të territorit të Kosovës.
Lenjani i bënë apel policisë, KFOR-it, Qeverisë së Kosovës që ta diskutojnë këtë provokim në nivele serioze edhe në rrafshin diplomatik edhe atë ushtarak, për të parandaluar çfarëdo lloj eksesi në këtë fshat kufitarë
You Might also Like
Tre kandidatë për rektor të UP-së
Ibrahim Gashi ka lënë postin e zëvendësministrit të Punëve të Jashtme dhe të nënkryetarit të…
By
Redaksia
4 Min Read
Hoxhë Shefqeti: Albin Kurti do të jetë Kryeministër herëdo-kurdo (VIDEO)
Hoxha Shefqet Krasniqi në emisionin “Rruga e ndriçuar”, duke u përgjigjur në një pyetje të një…
By
Redaksia
1 Min Read
Agani: Diskriminohen femrat me integritet mysliman!
Kryetar i Partisë së Drejtësisë, njëherazi ministër Shëndetësisë, është shprehur i pakënaqur me punën e…
By
Redaksia
1 Min Read
Rexhepi nuk e përjashton mundësinë e bisedimit me ilegalët
Bajram Rexhepit nuk i behët shumë dert pse Qeveria e Kosovës nuk i ka parandaluar…
By
Redaksia
2 Min Read
Digjen garazhet e Trafikut Urban
Pas tri orëve intervenim nga njësitë e zjarrfikësve, është arritur të shuhet zjarri që kishte…
By
Redaksia
1 Min Read
Ndërkombëtarët s’pranuan kërkesën e LDK-së që Specialja t’i hetojë vrasjet e pas luftës
Mundësia që Gjykata Speciale të hetojë vrasjet e pasluftës tashmë ka përfunduar për shkak të…
By
Redaksia
4 Min Read
