Pacolli: Udhëtimi pa viza do të nis në muajin gusht

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se në fillim të muajit gusht qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë pa viza në zonën Schengen.

“Një e di se diku kah fillimi i gushtit Kosova do të jetë ndër ato vende që posedon liberalizimin e plotë të vizave.

Qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë nëpër vendet evropiane pa viza. Shkuarja e tyre është pa formalitet me pasaportë të rregullt të Kosovës dhe ata do të munden të qëndrojnë jashtë Kosovës deri në 90 ditë”, ka thënë Pacolli gjatë një transmetimi direkt në llogarinë e tij në “Facebook”.
Pacolli ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë rregullat duke mos qëndruar më shumë se 90 ditë jashtë vendit.

Artikulli paraprakThaçi komenton zhvillimet në Austri: Kemi nevojë për politika që na afrojnë me BE’në
Artikulli vijuesNgritët aktakuzë ndaj 14 personave për krim të organizuar në rastin “Kristal”