PAJAZITI NË INTERVISTA: HESHTJA E AHMETIT, NUK E MINIMIZON VEPRIMIN E TURPSHËM TË FUNKSIONARËVE TË BDI-SË

Në politikë patjetër të ketë moral. Kështu u shpreh profesori universitar Ali Pajaziti në emisionin INTERVISTA në TV Shenja, duke komentuar mbi rastin e fundit të bisedës skandaloze telefonike mes zv/kryemistrit Musa Xhaferi dhe deputetes së BDI-së, Ermira Mehmeti.

“POLITIKANËT DUHET TA KENË PARASYSH SE EDHE ATA VËZHGOHEN NGA POPULLATA. ATA DUHET QË TË JENË SHEMBULLOR KARSHI TË TJERËVE”, THA PAJAZITI.

I pyetur se si e përjetoi bisedën skandaloze mes dy funksionarëve të BDI-së, Pajaziti tha se këto bisedat janë diçka e padëshirueshme dhe se ai është ndjerë ndjerë shumë keq.

“TË GJITHË NEVE NA KA KAPUR NJË DEFETIZËM SOCIAL, OSE NJË PASHPRESSHMËRI NË LIDHJE ME PROFILIN E POLITIKANIT TE NE. VËRTET KY RAST KA PASUR NJË REFLEKSION SHUMË NEGATIV NË POPULL. NJË POLITIKAN I NDËRGJEGJSHËM DO DUHESHTE TË DALË PARA POPULLIT DHE TË JEP DORËHEQJE”, THA PAJAZITI.

Pajaziti tha se në vendet perëndimore, në raste të ngjashme, politikanët japin menjëherë dorëheqje. Ai përmendi disa shembuj të politikanëve evropian, të cilat dhanë dorëheqje për skandale shumë më të vogla sesa rasti i fundit mes Musa Xhaferit dhe Ermira Mehmetit. Ai tha se shpreson që edhe në vendin tonë së shpejti të gjejë vend morali në politikë. Heshtja e kreut të BDI-së, sipas Pajazitit, në asnjë mënyrë nuk e minimizon veprimin e turpshëm, por edhe skandalet e shumta të natyrave të ndryshme të kësaj partie.

Artikulli paraprakBDI ka përgatitur qindra padi penale për shpërndarësit e bisedave “Hot-Line”
Artikulli vijuesXhezair Shaqiri flet për TV21: “Nuk rikthehem në Shkup pa ndryshuar pushteti”