Kurti: Kërcënoni sa të doni, koha juaj ka përfunduar

Deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka thënë se nuk mund të ketë rezultat tjetër as në Prishtinë e as në Prizren, përpos atij që kanë vendosur qytetarët.

“Nuk mund ta bleni votën e qytetarit, vota e qytetarëve vendosi që Prishtina ta vazhdojë mirëqeverisjen me Shpend Ahmetin , Prizreni ta fillojë mëkëmbjen nën drejtimin e Mytaher Haskukës, dhe Daradana që të bëhet komunë e qytetarëve me Qëndron Kastratin”, ka thënë Kurti.

Ai ka theksuar se “kërcënoni sa të doni, koha juaj ka përfunduar”.

Artikulli paraprakRugova: VV bën koalicion me Listën Serbe, e në Kuvend shet moral
Artikulli vijuesTragjedi në Kavajë, burri vret me thikë gruan