Pajtohen Ushtria e Lirë Siriane dhe Shteti islamik i Irakut dhe Levantit

Grupi “Shteti Islamik i Irakut dhe Levanti”, nënshkroi një marrëveshje armëpushimi dhe bashkëpunimi me forcat opozitare, “Ushtria e Lirë Siriane”.
Kjo marrëveshje u ndërmjetësua nga Brigada e Teuhidit dhe ata do të jenë dëshmitarë dhe ndërmejtësues të marrëveshjes. Palët ranë dakord të shkëmbejnë pengjet e luftës dhe t’i kthejnë pronat e pushtuara njëra-tjetrës.
Kjo ngjarje pasoi pasi vetëm pak ditë më parë grupi “Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit” mori kontrollin e qytetit të Aazazit në veri të Sirisë, të cilin e kishin nën kontroll forcat e “Ushtrisë së Lirë Siriane”. Nëpërmes këtij qyteti kalonte rruga rruga e rëndësishme e furnizimit të opozitës me ndihma nga Turqia.

Përkundër këtij pajtimi, ende vazhdojnë përplasje mes forcave Kurde të cilat në këtë kohë luftojnë pro regjimit të Basharit dhe kundër opozitës, të paktën në krahinat e Halepit dhe Hasakah.

Artikulli paraprakPërpjekje për krijimin e një strukture "demokratike" politike në Egjipt
Artikulli vijuesSoros martohet me nusen 41 vjet më të re