Soros martohet me nusen 41 vjet më të re

Investuesi çifut tejet i pasur, George Soros, 83 vjeçar, që është mbështetës aktiv i çështjeve të politikës liberale, do të martohet Tamiko Bolton, në pronën e tij afër qytetit Nju Jork.

Ceremonia e martesës, në të cilën pritet pjesëmarrja e më se 500 të ftuarve, mbahet sot më vonë, raporton agjencia Reuters.

Në mesin e mysafirëve raportohet se do të jetë edhe presidenti i Bankës Botërore, Jim Yong Kim, dhe disa liderë të jashtëm, përfshirë Edi Ramën, kryeministër i Shqipërisë, Hendrik Ilves, president i Estonisë, Ellen Johnson Sirleaf, presidente e Liberisë, e të tjerë.

George Soros dhe Tamiko Bolton u njohën në një pritje në vitin 2008, ndërsa fejesën e shpallën pas katër vitesh.

Nusja Bolton është e diplomuar e Universitetit Utah, dhe ishte këshilltare dhe ndërmarrëse, që ka punuar në sektorin shëndetësor dhe të arsimit.

Sipas revistët Forbes, pasuria e Soros vlerësohet në afro 20 miliardë dollarë.

Kjo është martesa e tij e tretë, ndërsa nusja Bolton, 41 vjet më e re, martohet për të dytën herë./rel/kohaislame.com

Artikulli paraprakPajtohen Ushtria e Lirë Siriane dhe Shteti islamik i Irakut dhe Levantit
Artikulli vijuesAfganistan: Personi me uniformë i vrau tre ushtarë të NATO-s