PAKISTAN – 10 TË VDEKUR PAS NJË SULMI AJROR AMERIKAN

Të paktën 10 persona u vranë sot në mëngjes pas sulmit të një avioni amerikan pa pilot në rajonet tribale të Pakistanit, pranë kufirit afgan, njoftuan zyrtarë përgjegjës pakistanezë të sigurisë.

Sulmi i avionit amerikan pa pilot shkatërroi një ndërtesë, në Shawal, 70 kilometra në perëndim të Miranshahut, qyteti kryesor i Veziristanit të Veriut.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës që nga viti 2008 e këtej organizojnë sulme me avionë të telekomanduar në rajonet klanore në veriperëndim të Pakistanit me arsyetimin se në këtë zonë strehohen militantë të Talebanit dhe Al-Kaedës.

Artikulli paraprakRrihen tre shqiptarë në Ohër
Artikulli vijuesNË EGJIPT SHPALLET NDALIM QARKULLIMI