Ankaraja reagon ndaj vendimit të PE për “Personat e humbur në Qipro”

0
178

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, Tanju Bilgiç deklaroi se mos-referimi i humbjeve turke në ishull është e papranueshme.

Ankaraja reagon ndaj vendimit të Parlamentit Evropian për “Personat e humbur në Qipro”.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, Tanju Bilgiç deklaroi se mos-referimi i humbjeve turke në ishull është e papranueshme.

Vendimi është plotësisht i njëanshëm dhe hedh dritëhije mbi prestigjin e Parlamentit Evropian. Çështja e personave të humbur në Qipro, që është një dramë njerëzore më vete, ka anë shumë ndjeshme që interesojnë jo vetëm grekët por edhe turqit e ishullit”, cilësoi Tanju Bilgiç.

Shumë turq qipriotë që rezultojnë të humbur nga periudha e viteve 1963-1974 nuk janë gjetur ende, rikujtoi zëdhënësi dhe shtoi: “është e papraranueshme mos-bërja e asnjë referimi në vendim në lidhje me turqit e humbur qipriotë. Miratimi i një vendimi të njëanshëm duke mospërfillur humbjet e turqve qipriotë është një zhvillim aspak i këndshëm. Ky vendim i njëanshëm nuk mund të pranohet në asnjë mënyrë nga ana jonë”.