Pakistan: 16 persona të vrarë, dhjetra të plagosur

Së paku 16 vetë mbetën të vrarë si pasojë e një serie shpërthimesh në veriperëndim të Pakistanit, dhjetra të tjerë u plagosën, njoftuan autoritetet lokale.

7 persona gjetën vdekjen pasi një autobus me vullnetarë të armatosur të policisë ndeshi në një bombë të vendosur në anë të rrugës automobilistike në qarkun e Orakzai. Si pasojë e shpërthimit të dytë në të njëjtën zonë humbën jetën 2 persona dhe u plagosën dhjetra të tjerë që ndodheshin në një mikrobus. Të paktën 7 persona mbetën të vrarë si pasojë e shpërthimit të një makine bombë në provincën e Khyber Pakhtunkhwa.

Deri më tani askush nuk e ka marr përgjegjësinë për sulmin.

Artikulli paraprakSi të aksesojmë disketat 3.5 inç
Artikulli vijuesBanorët e disa vendeve u rebeluan kundër Shën Valentinit