Pakistan: Sulm në një qendër islamike, 5 të vrarë dhe 57 të plagosur

Një shpërthim i madh në një qendër islamike në Peshauar të Pakistanit ka vrarë së paku pesë njerëz dhe ka plagosur mbi 57 të tjerë.

Besimtarët kanë qenë të mbledhur në qendrën Tebligi Merkaz kur bomba ka shpërthyer.

Policia beson se bomba, e barabartë me pesë kg TNT, ka qenë e fshehur në një fuçi nafte në qendër.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë ende asnjë grup. Por e kanë dënuar shumë rëndë dhe janë distancuar nga ai Emiri i Talibanit Pakistanez dhe i Tehriku Taliban, të cilët kanë bërë thirrje që të evitohet çdo sulm i cili mund të dëmton civilët dhe sipas tij cak i lejuar mbeten vetëm autoritetet e sigurisë, të cilat i luftojnë të njejtit me çdo mundësi….

Artikulli paraprak40% ishte pjesëmarrja e votuesve në referendumin egjiptian
Artikulli vijuesSerbia vrau serbët në “Panda” në Pejë, për të dëmtuar imazhin e UÇK-së