Muslimanët në Mianmar(Burma) jetojnë në tmerr

Mianmari po vazhdon të përballet me lëvizjet ultra-nacionaliste dhe shtypëse të budistëve, të cilat janë bërë veçanërisht të dukshme në kryeqytetin komercial, Yangon. Murgjit budist kanë lansuar një lëvizje vrastare e cila përcillet me dhunë dhe vrasje të muslimanëve.

Shumë muslimanë që jetojnë në Yangon thonë se po jetojnë nën tmerrin e frikës nga murgjit, të cilët janë duke praktikuar një levizje të quajtur “969” emër i cili i referohet Budës, mësimeve të tij dhe mugërisë.
Frika është rritur edhe më tutje pasi 13 djem të rinj u dogjën për vdekje në një shkollë islame me 2 prill. Një banor i quajtur Muhamed Irshad, thotë se muslimanët nuk kanë besimin e plotë tek policia, e cila bën roje në qytet, por që nuk bën përpjekje për të ndaluar budistët që po sulmojnë vazhdimisht. Ai tha se banorët musliman janë angazhuar për të ruajtur shtëpitë e tyre si dhe të fqinjve, dhe se mediat nuk po paraqesin gjendjen reale në Mianmar.
Dhjetëra mijëra muslimanëve iu është mohuar shtetësia nga Mianmar, dhe janë ndarë nëpër kampe.
Armiqësia e budistëve ndaj muslimanëve është e gjatë, sidomos në Rakhine, ku jetojnë rreth 800,000 musliman. Për dallim nga Rakhine, Yangon është një qytet i larmishëm, ku gjenden faltore budiste, xhami, kisha të krishtera dhe tempuj hindu.
/mszh/kohaislame

Artikulli paraprakSi do të jetë iPhone 6?
Artikulli vijuesJones, planifikon djegien masive të Kur'anit