Panairi Virtual i Karrierës nis sot në Prishtinë

Qendra për Zhvillim të Karrierës të UP-së sot do të hap edicionin e gjashtë të Panairit Virtual. Ky edicion do të jetë kombinim i panairit fizik dhe virtual.

Panairi Virtual i Karrierës hapet para rektoratit të Universitetit të Prishtinës.

Të pranishmëve do t’i drejtohet prorektorja për cilësi,Teuta Pustina – Krasniqi, ushtruesi i detyrës drejtori i Zyrës për Zhvillim Akademik, Besnik Loxha, përfaqësuesit e kompanive dhe institucioneve pjesëmarrëse.

Në panair do të bëhet shpërndarja e certifikatave për gjeneratën e parë të praktikantëve në këndet informuese të QZhK-së, të vendosura në çdo njësi akademike.

Pas hapjes solemne, studentët, të diplomuarit e UP-së dhe të pranishmit do të mund të vizitojnë përfaqësuesit e kompanive dhe institucioneve pjesëmarrëse në tavolinat e tyre për të kuptuar më shumë për profilin dhe shërbimet e tyre, mundësitë për punësim, praktikë, trajnime, kurse të gjuhëve, etj.

Artikulli paraprakNë 2015-në, 173 policë kryen vepra penale, 1 mijë e 64 shkelje disiplinore
Artikulli vijuesI prenë kokën shqiptarit/ Policia arreston pronarin dhe djalin e tij