Papa: Ateistët nuk shkojnë në ferr, Vatikani e kundërshton

Pas deklaratave të papa Françeskut, se ateistët mund dhe duhet të bëjnë mirë dhe se kjo pastaj do t’i shpëtojë dhe se edhe vetë Jezusi i pranonte të pafetë për nxënës, nga Vatikani ka ardhur përmirësimi i fjalëve të tij. Sipas Vatikanit, Kisha edhe më tej beson se ateistët shkojnë në ferr.

Me deklaratën e tij, sipas së cilës, po të bëjnë vepra të mira ateistët mund të llogarisnin se do të shpëtojnë, papa Françesku i ka befasuar, por edhe gëzuar ateistët.

Por, zëdhënësi i Vatikanit tani thotë se fjalët e papës “janë kuptuar gabimisht”.

Në deklaratën e tij, në të cilën sugjerohet se, deklarata e papës ishte kuptuar gabimisht, zëdhënësi Thomas Rosica thekson se, Kisha beson që shpëtimi për të gjithë vjen vetëm nga Krishti, i cili sundon nëpërmjet Kishës, e cila është turpi i tij, gjë që nënkupton se, ata që refuzojnë të hyjnë në Kishë, ose që të qëndrojnë në të “nuk do të mund të shpëtojnë”.

Zëdhënësi i Vatikanit, Rosica,po ashtu sqaroi se, doktrina e Kishës Katolike konsideron se, në shpëtim nuk kanë qasje pjesëtarët e religjioneve të tjera, e as ata të kishave të tjera të krishtera.

“Katolikët nuk e pranojnë qëndrimin e relativizmit fetar, i cili konsideron që të gjitha religjionet janë të njëjta, dhe njësoj të arsyeshme”, shkruan ai në kumtesën e publikuar pas deklaratës së papës, sipas të cilit nga feri mund të shortojnë edhe ateistët, e cila shkaktoi habi dhe u përshëndet nge shumë grupe ateiste. /Tg/kohaislame

Artikulli paraprakDhjetëra vullnetarë nga Maqedonia luftojnë për lirinë e popullit sirian
Artikulli vijuesKapet bombahedhësi, një në kërkim