Kapet bombahedhësi, një në kërkim

Policia Rajonale e Prizrenit ka arrestuar F.Thaçin nga fshati Xërxë, komuna e Rahovecit, me dyshimin e bazuar se i njëjti në bashkëveprim me S.Thaçin, me datën 1 maj, kanë kryer një vepër penale, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

Kapiten Hazir Berisha, zëdhënës i Policisë në Prizren, ka deklaruar për Indeksonline se, të dyshuarit në orët e vona të datës 1 maj, kanë hedhur një granatë dorë në një pompë benzine, me ç’rast, roja i objektit kishte mbetur i plagosur.

Berisha tha se, policia është në kërkim edhe të dyshuarit tjetër, mirëpo gjatë operacionit të mbrëmshëm i njëjti nuk është arrestuar.

“Pa u arrestuar edhe personi tjetër nuk mund të dimë se cilat janë motivet e këtij rasti, por mësohet se viktima dhe të dyshuarit kishin pasur edhe më herët ngatërresa mes vete”, ka thënë Berisha.

Policia Rajonale e Prizrenit ka ngritur kallëzim penal ndaj të arrestuat Thaçi dhe rasti ende vazhdon të hetohet./indeksonline/.kohaislame

Artikulli paraprakPapa: Ateistët nuk shkojnë në ferr, Vatikani e kundërshton
Artikulli vijuesPlaçkë me taksën e sigurisë në Aeroport