Papa Fraçesku nuk i përmbushi "pritshmëritë" në BiH

Lideri fetar i botës katolike, Papa Françesku në vizitën e tij në Bosnje dhe Hercegovinë, nuk përmbushi veçanërisht pritshmëritë e të afërmve të viktimave të luftës, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Nënat nga Srebrenica para vizitës së tij u shprehën veçanërisht se kanë dëshirë që Papa të japë mesazhe në lidhje me të vrarët e Srebrenicës. Këto nëna kishin theksuar se për vrasjen e 8 mijë e 372 personave në Srebrencicë, Papa duhet të përdorte termin “gjenocid”.
 
Nga ana tjetër edhe kryetari i çështjeve fetare të Turqisë, Mehmet Görmez në një deklaratë përpara kësaj vizite kishte deklaruar se beson se lideri shpirtërorë i katolikëve, Papa Françesku do të konsiderojë këto ngjarje të turpshme të vrasjeve të civilëve para 20 viteve si “gjenocid”.
 
Por gjatë gjithë vizitës së tij Papa Françesku nuk përdori qoftë edhe njëherë as fjalën ” Srebrenica” dhe as atë “Gjenocid”.
 
Gjatë vizitës në Bosnje Hercegovinë Papa fillimisht u takua me krerët e vendit ku në deklaratën e rastit tha se ky vend zë një vend të veçantë në Europë dhe Botë. Ai u shpreh se ndjehet i gëzuar që ndodhet në qytetin ku dikur kishte luftëra dhe sot mbizotëron paqja dhe qetësia.
 
– Të mos ketë më kurrë luftë-
 
Pas takimeve zyrtare Papa Françesku mbajti një meshë në stadiumin “Asim Ferhatovic” në Sarajevë ku kishte rreth 65 mijë të pranishëm nga BiH dhe vendet e tjera të botës. Papa gjatë meshës së mbajtur këtu u shpreh: “Paqja është një dhuratë nga zoti” si dhe: “është një plan i zotit për njeriun”.
 
Papa në këtë meshë u shpreh se luftë do të thotë; fëmijë, pleq dhe gra në kampet e luftës. “Ju jeni ata që e dini më së miri këtë. Sot këtu edhe njëherë njëzëri gra burra po ngrihet ulërima: “të mos ketë më luftë” tha Papa Françesku në këtë meshë.
 
– Kavazoviç rikujtoi “gjenocidin”
 
Papa Françesku gjatë vizitës së tij në Bosnje dhe Hercegovinë kreu një takim edhe me liderët fetarë të këtij vendi. Në këtë takim në një fjalim të tij. kryetari i Komunitetit Musliman të të këtij veni, Husein Kavazoviç tha se vizita e Papës është një vizitë e cila i gëzon të gjithë qytetarët e BiH dhe vuri në dukje se Bosnje dhe Hercegovina është një pikë bashkimi për anëtarët e të gjithë feve.
 
Në të shkuarën në këtë vend është bërë një “gjenocid” ndaj muslimanëve tha Kavazoviç dhe shtoi më tej se muslimanët dhe të krishterët në vend pas këtyre ngjarjeve duhet të rishikojnë qasjet dhe vlerësimet për fetë e tyre. Ndërkohë Papa me gjithë përkujtimet e Kavazoviçit nuk u shpreh për një “gjenocid” ndaj ngjarjeve të Srebrenicës.
 
Nga ana tjetër Papa Françesku në fjalën e tij e cilësoi Sarajevën si “Kudsin e Europës”. Nëse ky vend në të shkuarën ishte simboli i përleshjeve dhe luftërave sot është simboli i bashkëjetesës ndërfetare u shpreh lideri katolik Papa Françesku në fjalën e tij të mbajtur në këtë takim.
 
Ndërkohë gjatë kësaj vizite ajo që u përfol më shumë për Papa Françeskun ishte makina qe ai përdori dhe në vend kjo u bë dhe objekt vlerësimesh ku shumë analistë thanë se ky veprim është për ti dhënë një mesazh liderëve të vendit në mënyrë që të jenë më shumë “modest”. Krahas makinës së tij një tjetër fenomen i përfolur gjatë kësaj vizite ishin masat e rrepta të sigurisë, masa këto që dëmtuan jetën e përditshme të qytetarëve të Sarajevës.
 
– Krizë protokollare – 
 
Një tjetër temë e shumë përfolur nga vizita e Papa Françeskut në Bosnje dhe Hercegovinë ishte ajo e krizës protokollare në takimin me krerët e vendit. Vendosja e liderit të Komunitetit Musliman të Bosnje dhe Hercegovinës në radhën e pestë të ulëseve ishte një nga temat më të përfolura në rrjetet sociale nga qytetarët e këtij vendi.
Artikulli paraprakNumri dy i qeverisë turke hap portën e një koalicioni me kurdët
Artikulli vijuesShirita elektronik për haxhinjt muslimanë