Hapi i fundit është hedhur drejt operacionit që ka për qëllim pastrimin e Mosullit, qytetit të dytë më të madh të Irakut nga organizata terroriste DAESH.
Njësitë amerikane në rajon janë duke goditur me artileri objektivat e përcaktuara të organizatës.
Ndërkaq bëhet e ditur se terroristët i vejnë zjarrin puseve të naftës.
Kurse sipas burimeve të kryeministrisë paralajmërimi për “konflikt sektar” është marrë seriozisht dhe forcat shiite nuk kanë marrë pjesë në operacion.
Turqia kishte paralajmëruar udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe pjesëmarrja e forcave shiite në operacionin e Mosullit mund të shkaktonte “fillimin e luftës sektare qindvjeçare”.
Nga ana tjetër burimet ushtarake turke duke nënvizuar se ajo që po bëhet tani, janë punimet për ngushtimin e rrethit dhe rritjen e stoqeve dhe kjo është faza e fundit përpara operacionit.