Parashikimi i IEA-së për çmimin e naftës mbetet i pandryshuar

Asnjë vendim nuk është marrë të dielën në Doha, ku ishin mbledhur prodhuesit më të mëdhënj të naftës për të diskutuar ngrirjen e prodhimit në nivelin e janarit, që shihej si një mundësi për rritje të çmimit.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) nuk do të ndryshojë parashikimin e saj për çmimin e naftës pavarësisht rezultatit nga takimi i OPEC-ut i cili u mbajt të dielën në Doha të Katarit, deklaroi për Anadolu Agency kreu i IEA-së, Fatih Birol.

Asnjë vendim nuk është marrë të dielën në Doha, ku ishin mbledhur prodhuesit më të mëdhënj të naftës për të diskutuar ngrirjen e prodhimit në nivelin e janarit, që shihej si një mundësi për rritje të çmimit.

Birol shprehet se me vendimin e mëparshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të ulin nivelin e prodhimit të naftës dhe nga ana tjetër kërkesës së shtuar në nivel botëror e cila vitin e kaluar ishte 1.2 milionë fuçi, rritja e çmimit do të balancojë ofertat me kërkesat.

Artikulli paraprakKurtulmus: Turqia ka tre vija të kuqe ndaj Raport progresit të BE-së
Artikulli vijuesAzerbajxhani rrëzon një fluturake pa pilot të Armenisë