Sionistët çrrënjosin 6000 fidanë ulliri pranë Ramallahut

0
189
Kolonizatorët sionistë dje shkulën mijëra fidanë ulliri në lindje të qytetit Turmus’ajja, në veri të Ramallahut, në Brengun e okupuar Perëndimor.
 
Nënkryetari i komunës Turmus’ajja, Lafi Eid njoftoi Agjencinë e lajmeve Safa: “Kolonizatorët çrrënjosën mijëra fidanë të ullirit në fushën e Sidr dhe Alzarat drejt anës lindore të qytetit, në anën e kundërt të vendbanimit Adei Ad.”
 
Gati 6000 pemë u shkulën ndërsa u shkatërruan qindra pemë të vjetra në atë zonë, tha Eid.
 
Ai vuri në dukje se njerëzit në këtë vendbanim vitin e kaluar mbollën rreth 11.000 fidanë ulliri përmes një projekti të financuar nga Ministria e Bujqësisë, ndërsa Sionistët çrrënjosën qindra fidanë pas përmbylljes së projektit.
 
Burimi: The Middle East Monitor
Përshtati: Lutfi Muaremi
 
 
(Islampress.info)