Parashikimi i motit, për pesë ditët e ardhshme në Kosovë: Zbresin temperaturat, bora po vjen

Clouds cover the sky as storms pass through the area north of Luxemburg, Minn., on Monday, July 11, 2016. At least two tornadoes, torrential rain and powerful winds damaged homes, forced the evacuation of a nursing home and flooded highways in north-central Minnesota. (Dave Schwarz/St. Cloud Times via AP)

Mot me vranësira dhe reshje shiu e bore do ta karakterizojnë vendin gjatë pesë ditëve të ardhshme.

Reshjet parashihen diku vonë sonte. fillimisht do të jenë në formë shiu e më tej masat e ajrit nga veriu dhe veriperëndimi do të ndikojnë në uljen e temperaturave në të dy vlerat ekstremale, për çka do të krijohen kushtet për reshje shiu dhe bore. Në viset malore do të ketë vetëm reshje bore dhe ulje të temperaturave minimale deri -7 gradë Celsius.

Temperaturat minimale, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë këtyre ditëve do të zbresin deri në -5 gradë Celsius në viset e ulëta, derisa ata maksimalet e ditës parashihet të ngjiten deri në 9 gradë Celsius. Reshjet do të ndërpriten diku vonë të martën, për të vazhduar sërish ditën e enjte.

Shtypja atmosferike do të ulët nën vlerat e normales.

Do të fryjë erë herë-herë me vrull, shpejtësia e së cilës nëpër disa lokaliteti mund të arrijë mbi 15m/s.

Artikulli paraprakSi e nisi krijimin e perandorisë së tij Donald Trumpit?
Artikulli vijuesLuta nuk e pranon rezultatin:Rinumërimi është i vetmi proces që zbardhë rezultatin e Prishtinës