Parlament për serbët e veriut

Serbia ka hequr dorë përkohësisht nga ideja e ndarjes së veriut nga Kosova, por ajo vazhdon të mbetet një dëshirë për më vonë.

Burime ndërkombëtare të Zërit, përfshirë edhe ato amerikane kanë thënë se pushteti aktual në Serbi po lobon fuqishëm gjatë takimeve që kanë me ta, duke shtyrë para idenë e një parlamenti që do të vinte si rezultat i zgjedhjeve në veriun e Mitrovicës dhe tri komunave të tjera, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveqanit.
Zyrtari ndërkombëtar që i ka zbuluar gazetës detaje nga disa takime të tri vendeve të Qunitit, SHBA-ve, Britanisë dhe Gjermanisë me përfaqësues të pushtetit serb, thotë se kjo ide është shfrytëzuar që të bindet faktori vendor në Kosovë që ta arrij konsensus pasi kështu më kollaj kundërshtohet propozimi i Serbisë./Indeksonline/kohaislame

Artikulli paraprakVeriu dhe dialogu, temë e diskutimeve në OKB
Artikulli vijuesHarta e mikrobeve në trupin e njeriut