Parlamenti grek ka aprovuar me shumicë votash, 206 nga 230 deputetë të pranishëm, një projektligj që do të përshpejtojë ndërtimin e xhamisë së parë zyrtare në Athinë.
Ministri grek i Arsimit ka deklaruar se, ndërtimi i saj largon rrezikun e terrorizmit islamik dhe se Greqia nuk duhet të përsërisë gabimet që janë bërë në Francë dhe Belgjikë.
“Ekzistenca e xhamive joformale është një turp për vendin dhe për myslimanët. Është gjithashtu një rrezik i vazhdueshëm për sigurinë e të gjithëve. Xhamia në Athinë është vetëm hapi i parë. Ne jemi tashmë në zbatimin e hapit të dytë. Kemi dhënë tashmë lejen për 4 xhami, një nga të cilat është në Tebë”, tha Nikos Filis, ministër i Arsimit.
Por, kundër projektligjit ka votuar partia e koalicionit qeveritar “Grekët e Pavarur”, si dhe “Agimi i Artë”, deputetët e të cilit edhe njëherë kanë reaguar me fyerje të ashpra dhe ekstreme ndaj myslimanëve, duke iu referuar një sondazhi që, sipas tyre, 72 për qind e popullit grek është kundër ekzistencës së myslimanëve në Greqi, përcjell TCh.
“Agimi i Artë, besnik ndaj parimeve të tij dhe duke pasur në anën e tij shumicën dërrmuese të popullit grek, premton dhe do të përpiqet që kurrë dhe askund të mos ketë xhami në Athinë”, tha Nikolaos Michaloliakos, udhëheqës i “Agimit të Artë”.
Projektligji i hap rrugën zgjidhjes së çështjeve administrative, që kanë vonuar për gati 10 vite ndërtimin e një xhamie zyrtare në kryeqytetin grek, ku jetojnë mbi 300 mijë myslimanë, kryesisht emigrantë nga Azia, Afrika dhe Lindja e Mesme.
You Might also Like
Gjendet i gjallë dyvjeçari, qëndroi mbi 24 orë nën gërmadhat e spitalit të bombarduar në Halep
Pas sulmeve të së mërkurës të avionëve të Rusisë mbi spitalin e improvizuar në qytetin…
By
Redaksia
1 Min Read
Serbët kthejnë mbrapsht KFOR-in në Leposaviq
Rreth 40 serbë kanë bllokuar të enjten rreth orës 3:00 të mëngjesit magjistralen e “Ibrit”…
By
Redaksia
1 Min Read
Publikohet raporti i statistikave të të zhdukurve gjatë luftës
Ky raport do të ofrojë një rishikim të përditësuar të procesit të gjetjes dhe identifikimit…
By
Redaksia
5 Min Read
Thaçi e Haradinaj, bashkë në Amerikë
Liderët e dy subjekteve politike, Hashim Thaçi (PDK) dhe Ramush Haradinaj (AAK) do të jenë…
By
Redaksia
1 Min Read
SHQIPTARËT NË MAQEDONI 47 %, SHUMICË ABSOLUTE!
Më në fund shpaloset e vërteta e madhe, shqiptarët në Maqedoni jo që nuk janë…
By
Redaksia
1 Min Read
Përmbytja e anijes në Indi, 103 të vdekur
Një zyrtar tha se 103 trupa janë nxjerrë nga një lumë në veri-lindje të Indisë,…
By
Redaksia
1 Min Read
