Parlamenti sloven refuzoi ndalesën e nikabit dhe burkas

Deputetet e Parlamentit slloven nuk mbështetën propozimin për ndryshimin e Ligjit që ka të bëj me rendin dhe qetësinë publike, në përputhje me të cilin ishin ndaluar bartja e nikabit dhe burkas në vende publike.

Pro ndryshimit të Ligjit për rendin dhe qetësinë publike votuan 19, ndërsa kundër 54 deputetë, njoftojnë mediat sllovene.

Ndalimin e bartjes së nikabit dhe burkas në vende publike, e propozoi Partia Demokratike sllovene, e kryesuar nga Janez Jansa, e që e mbështeti edhe Sllovenia e re duke u thirrur në arsyet kulturore dhe të sigurisë.

Partitë tjera në Parlament refuzuan propozimin me arsyetimin se shprehja e besimit fetar është e garantuar me Kushtetutë.

Një prej argumenteve të tyre ishte se gra që veshin nikabin dhe burkan në Slloveni praktikisht nuk ka, kështu që nuk ka probleme të sigurisë që lidhen me të.

Përshtati: Esat Rexha

Artikulli paraprakVIDEO – Shqiptarët në kohën e Perandorisë Osmane
Artikulli vijuesTurqia: Nuk i përgjigjemi Putinit