Votimi i sotëm i demarkacionit në Komisionin Parlamentar për Punë të jashtme, është veprim tradhtar për Republikën e Kosovës, thuhet në një reagim të Partisë Fjala..
Ne, Partia Fjala, kërkojmë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që të mos e votojnë procesin e demarkacionit, ngase është proces i dëmshëm dhe veprim tradhtar për Republikën e Kosovës.
Është i pakuptimtë nxitimi nga Qeveria e Republikës së Kosovës që të ia bëjë këtë të “zezë” vendit tonë, thuhet në reagim.