Egjipti shpall sot rezultatet e referendumit

Autoritetet e Egjiptit pritet të shpallin sot rezultatet zyrtare të referendumit për kushtetutën e re.

Rezultatet paraprake, të bëra publike nga Vëllazëria Myslimane dhe burime të tjera, kanë treguar se 64 për qind e votuesve kanë hedhur votën e tyre në favor të draftit.

Miratimi me votë i tij do të qartësonte rrugën për zgjedhjet parlamentare brenda dy muajsh.

Draft-kushtetuta mbetet e padëshiruar nga opozita, e cila thotë se teksti nuk garanton liri dhe të drejta demokratike për gratë dhe minoritetet.

Votimi për kushtetutën e re është mbajtur në dy raunde, përkatësisht të shtunën e kaluar dhe më 22 dhjetor./rel

Artikulli paraprakArrestohet shkrimtari që ofendoi Islamin
Artikulli vijuesNikolliq-Daçiq: Polemika për platformën