Pas embargos ruse ndaj prodhimeve turke,vjen reagimi i qytetarëve turk

Vazhdon edhe më tej të thellohet kriza ndërmjet Turqisë dhe Rusisë si pasojë e rrëzimit të avionit ushtarak rus nga ana e Turqisë. Si pasojë e kësaj Rusia i ka vendosur embargo ekonomike mallrave turke po ashtu edhe Turqia ka vendosur masat e njejta të reciprocitetit. Por si i kanë përjetuar vet bizneset këto ngjarjet ja njëri prej bizneseve që ka përjetuar kthimin e mallrave të tij që i ka transportuar në Rusi. Pronarit të këtij biznesi i janë kthyer rreth dhjetë tonelata mallëra abrume si mandalina,domate etj. dhe pronari në fjalë për inat të Rusisë dhe Putinit siç shprehet ai ka vendosur që mallërat e kthyera ti shpërndajë falas për bashkëvendasit e tij. Reagimet e bashkëvendasit ishin të shumta duke e mirëpritur këtë vendim të pronarit në fjalë dhe duke i dhënë përkrahje shetit dhe produkteve të tyre vendore. Një qytetare u shpreh në këtë mënyrë: ‘Kjo të jetë një mesazh për Rusinë, le ti bojktojë sa të dojë produktet tona ne produktet tona vetë i prodhojmë dhe i konsumojmë’. Ndërsa vet pronari u shpreh tha se ky aksion i tij vjen si pasojë e embargos ruse dhe për inat të Rusisë dhe vet Putinit ai ka vendosur që mallërat e tij ti shpërndajë falas për bashkëvendasit, ndër të tjera ai përcolli mesazhin se Turqia është vend i fortë dhe këtë punë ta dijnë të gjithë.

https://www.facebook.com/sharer/sharer.php?u=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Ftrthaber%2Fvideos%2F1110545845630432%2F&display=popup&ref=plugin&src=video

 

https://www.facebook.com/trthaber/videos/1110545845630432/

Artikulli paraprakSHBA, ngritet padi ndaj Fetullah Gulenit për shkelje të të drejtave të njeriut
Artikulli vijuesMuhammad Ali i përgjigjet Trumpit për muslimanët