Për 1 votë kundër xhamisë, mbahet referendum!

Nga referendumi i parë në Kosovë, i mbajtur në Dubravë të Suharekës, për ndërtimin e xhamisë në një parcelë tokësore, rezultati ka dalë për ndërtimin e asaj xhamie.

Nga 267 banorë që kanë votuar, vetëm njëri ka votuar kundër, kurse 266 të tjerë kanë votuar për ndërtim, transmeton TherandaPost.
“Banorët e fshatit Dubravë të Suharekës, sot kanë votuar pro ose kundër ndërtimit të xhamisë së fshatit në lokacionin ku ka kërkuar BI (Bashkësia Islame), e të cilën gjë e kanë kundërshtuar disa nga banorët. Referendumi, të cilin me vendimin e kryetarit të Komunës Sali Asllanaj e ka organizuar Komuna e Suharekës, ka filluar nga ora 7:00 e mëngjesit dhe ka zgjatur deri në orën 19:00 kur janë mbyllur kutit e votimin në Qendrën e votimit në ShFMU ‘Gjergj Kastrioti Skënderbeu’” , thuhet në njoftimin e Komunës së Suharekës, duke shtuar se sipas drejtuesve të qendrës së votimit, gjithçka ka shkuar në rregull.

Pas këtij rezultati xhamia e fshatit do të ndërtohet në parcelën 399-2 në Zonën Kadastrale të fshatit Dubravë.

Kjo tregon edhe niher se kur bëhet fjalë për xhaminë duhet të organizohet referndum ndërsa për objekte të tjera fetare as që bëhet fjalë edhe kur kundërshtohet nga qindra njerëz.

Artikulli paraprakMSA-ja, 5 milionë euro më pak inkasim në Dogana
Artikulli vijuesSi mos të radikalizohen shqiptarët?