Pas grusht shtetit të ushtrisë në Egjipt, numri i personave që kanë humbur jetën në burgjet e vendit ka tejkaluar shifrën mbi 330 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Drejtoresha ekzekutive e Organizatës Human Rights Monitor (HRM) Selma Eshref për gazetarin e AA-së ka thënë se rastet e vdekjeve nëpër burgje pas grushtit shtetit kanë tejkaluar mbi 330, ku 10 prej tyre kanë ndodhur në tetor. Sipas saj, ka një rritje serioze në rastet e vdekjeve dhe është e pamundur indentifikimi i të gjithave.
“Shumica e rasteve të vdekjes janë si pasojë e torturave, neglizhencës mjekësore ose me qëllim të dretjpërdrejtë jetën. Shumica e këtyre personave ishin të burgosur politikë”, deklaroi Selma Eshref.
Ajo tha se disa persona janë mbajtur në kampe që i përkasin qendrës së policisë dhe në vende të tjera si shtëpi të paligjshme. Sipa saj, gjithashtu janë vërejtur rritje serioze në rastet e të zhdukurve ku vetëm në tre muajt e fundit janë regjistruar 215 persona të zhdukur.
Tortura sistematike ndaj të burgosurve politikë
“Ndaj të burgosurve politikë po ushtrohen tortura sistematike deri në marrjen e jetës së tyre. Kemi regjistruar raste ku jetët janë humbur si pasojë e disa metodave të torturës si ajo e varjes nga krahët, rrymës elektrike, privimi nga ushqimi, prerja e gjuhës dhe të disa organeve tjera trupore si dhe ndëshkimi në birucë”, thekson Eshref.
Duke iu referuar asaj që ndodhi me Vahid Ramazanin i cili humbi jetën në burg, Drejtoresha ekzekutive e “Human Rights Monitor”, Eshref shpjegon se familjarët e Ramazan-it kërkuan ndihmën e HRM-së për ta dërguar atë në spital pasi gjendja e tij përkeqësohej nga sëmundja e Hepatitit A.
“Por, pavarësisht aplikimeve të bëra në organizatat ndërkombëtare në lidhje me këtë çështje ata nuk mund të gjenin një përgjigje”, thotë ajo.
Eshref mes tjerash tregoi se kanë marrë ankesa se pasi burgjet janë përmbytur nga ujërat drejtuesit janë treguar kokëfortë duke mos evakuuar ujin, niveli i të cilit kishte arritur deri në gjurin e të burgosurve duke u bashkuar edhe me ujërat e kanalizimeve.
Ajo sqaroi se shumë ankesa kanë marrë edhe rreth asaj se një numër i madh i të burgosurve janë kërcënuar me vdekje se me vendosjen në rrymë elektrike në ujë.
HRM-ja edhe gushtin e kaluar pati dokumentuar se në qytete të ndryshme të Egjiptit ishin vrarë 79 civilë.
Përndryshe, në Egjipt pas grusht shtetit më 3 korrik të vitit 2013 u arrestuan mijëra kundërshtarë të grushtit ku mes tyre politikanë, studentë, biznesmenë dhe zyrtarë të organizatave të shoqërisë civile.
(AA)