KE-­ja e brengosur për marrëdhënien ndaj refugjatëve në kufirin midis Greqisë dhe Maqedonisë

Përfaqësuesi special për emigrantë i sekretarit të përgjithshëm të Këshillit të Evropës Tomash Boçek në raportin e përpunuar pas vizitave në Greqi dhe Maqedoni në muajin mars, shpreh shqetësim për, siç theksohet trajtimin e keq të emigrantëve në kufi me Greqinë dhe propozon trajnim më të mirë të pjesëtarëve të forcave të rendit, lajmëron korrespondenti i MIA­-s nga Strasburgu.

Në raport, ai jep një seri të rekomandimeve me të cilat Këshilli i Evropës duhet t’ju ndihmojë autoriteteve të Maqedonisë për t’i trajnuar pjesëtarët e forcave të rendit, me qëllim të garantohet “se kufiri i Maqedonisë me Greqinë është kontrolluar në pajtim me obligimet e vendit në sferën e të drejtave të njeriut”.

Në të shtohet se muajve të fundit janë shënuar tensione të rritura në kufirin midis Maqedonisë dhe Greqisë në kontekst të fluksit të migrantëve të cilët dëshirojnë të inkuadrohen në Evropën Perëndimore përmes Rrugës ballkanike, por pas mbylljes së kufirit nga ana e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, ata mbetën të bllokuar në kufi.

“Disa qindra migrantë janë lënduar në tentimet për ta kaluar kufirin me dhunë, por gjithashtu edhe pjesëtarët e forcave të rendit. Policia e Maqedonisë ka shfrytëzuar gaz lotsjellës dhe shok bomba për t’i refuzuar tentimet e emigrantëve për ta kaluar me dhunë kufirin. Sipas organizatës joqeveritare ‘Mjekë pa kufij’ policia e Maqedonisë ka shfrytëzuar edhe plumba gome, akuzë e cila ishte dramatike nga autoritetet e Maqedonisë”, thuhet në të.

Në raport, përfaqësuesi special për migrantët, Tomash Boçek, gjithashtu, bën thirrje që të gjinden mjete që migrantëve t’u ofrohen kushte dinjitoze për pranim. Kështu ai veçanërisht është i brengosur për mbajtjen e fëmijëve migrantë në Greqi, duke bërë thirrje të gjendet zgjidhje për zëvendësim të kësaj mase dhe kërkon të garantohet arsimi për fëmijët të cilët gjenden në kampet për emigrantë.

Boçek, gjithashtu shpreh druajtje se marrëveshja e arritur me Turqinë mund t’i sjellë fëmijët të kalojnë një periudhë më të gjatë në qendrat për shoqërim në afërsi të qendrave për regjistrimin e emigrantëve. Gjatë vizitës në Maqedoni, Tomash Boçek i vizitoi kampet e pranimit në Gjevgjeli dhe Tabanoc, me ç’rast ai në Gjevgjeli ishte pothuajse i zbrazët, ndërsa kampi në Tabanoc i stërmbushur.

Artikulli paraprakKina reagon pas deklaratës së Mbretëreshës Elizabetë
Artikulli vijuesSkandal: Policia maqedonase ka zhveshur familjarët e Grupit të Kumanovës! (Video)