Muhtarët, kryetarët e zgjedhur të fshatrave dhe distriktët e qyteteve turke, pas një takimi që kanë pasur me kryetarin e shtetit, Rexhep Erdoganin, janë zotuar se do ta ndërprejnë pirjen e duhanit.
Hasan Dogan, shefi i kabinetit të Erdoganit, përmes Twitterit ka publikuar një fotografi ku duken paketa të shumta cigaresh me nënshkrimet e muhtarëve.
“Shumë muhtarë kanë prentuar se do ta ndërprejnë pirjen e duhanit”, duke e shënuar me tagin #SmokingKills.
Në fotografi duken kutitë e cigareve mbi të cilat është shënuar premtimi për ta lënë duhanin, duke dhënë edhe nënshkrimin.
Presidenti Erdogan me vendosmëri është duke e kundërshtuar konsumimin e duhanit, dhe se në një fjalim të tij pati thënë se muslimani nuk ka të drejtë të ketë lidhje me drogen, alkoolin, kumarin dhe duhanin.
(Islampress)