Pasha Allahun, me besimtarë jeton si në xhennet…

Një turist harroi pesëqind mijë euro tek një person në Turqi. Turku kërkoi shumë për turistin, derisa lajmëroi në polici. Policia nga ana e saj bëri lajmërimet e veta. Më në fund, shuma e madhe mbërriti në duart e të zotit.

Turisti, një gjerman, erdhi ta falënderonte zotërinë turk dhe në shenjë mirënjohjeje i dhuroi pesëqind euro. Turku ia ktheu: Nuk marr asnjë cent, pasi kam bërë detyrën time, nuk kam bërë asgjë tjetër!

Gjermani u habit, çfarë është ky njeri? Si nuk ka bërë asgjë?

Në fakt, turku kishte bërë thjeshtë fenë e tij! Kishte bërë më të paktën e besueshmërisë dhe ruajtjes së amanetit!

Vallahi, tek ne në Sham (Damask), një person harroi në makinë 20 milion lira. (asokohe, 1 dollar amerikan këmbehej me 50 lira siriane. -M.S.-). I zoti i makinës, taksisti, ishte besimtar, kërkoi katër ditë rresht për të zotin e shumës. Sillej përreth vendit ku e kishte marrë herën e parë. Vendosi gjithandej lajmërime, derisa e gjeti dhe i dorëzoi 20 milionat. Ndërsa i zoti i tyre, që ishte njeri me edukatë dhe besim, e mori taksistin me vete në tregun e makinave dhe i bleu një makinë të re, për dy milion lira!

Ky është besimtari! Pasha All-llahun, me besimtarë jeton si në xhennet, në sinqeritet, besueshmëri, dashamirësi, modesti, bashkëpunim e përkrahje!

Ndërsa shoqëria tjetër, është shoqëria e ujqërve, që flen me një sy hapur…

Dr. Ratib Nabulsi, Damask

Përktheu nga arabishtja dhe përshtati në shqip:
Muhamed B. Sytari

Artikulli paraprakNjë nga viktimat e para në Nice ishte musliman
Artikulli vijuesAvdi Bakiu: Ja si Zoti ma mundësoi që të bëhem nga një kamarier në prezantues lajmesh