Pastrimi dhe përkujdesja për pllakat e thekëses së bukës

 
Hiqeni nga priza pajisjen në fund të gatimit, lëreni pllakën e sipërme të gatimit hapur dhe lëreni pajisjen të ftohet.
Hiqini pllakat e gatimit pasi të jenë ftohur.
Lajini me dorë pllakat e gatimit me qëllim që të shmangni dëmtimin e tyre. Mos i lani asnjëherë me enëlarëse.
Mbajini pllakat e shkëputura të gatimit në ujë të ngrohtë për rreth 5 minuta dhe pastaj, pastroni ndonjë copë ushqimi në sipërfaqet e tyre me një sfungjer të butë. Mos përdorni objekte të forta apo kimikate gërryese për pastrim.
Mund të përdorni krëhër pastrimi të dedikuar për të pastruar pllakat e gatimit. Mos e shtypni krëhërin e pastrimit në mënyrë që të gërvishtni pllakat e gatimit dhe mos e përdorni në sipërfaqe të nxehta.
Gërvishtjet e vogla që mund të ndodhin në sipërfaqe mund të shkaktojnë ngjitjen e ushqimit. Në raste të tilla përpiquni ti hiqni pjesët e ngjitura duke përdorur disa pika vaji.
Mos i pastroni sipërfaqet e jashtme të pajisjes suaj me objekte pastrimi me majë dhe të forta.
Artikulli paraprakPosta e Kosovës ka probleme me mbulim të pagave për punëtorët
Artikulli vijuesVritet një tjetër shqiptar në Siri